Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Pse femrat pëlqejnë tullacët

Lapsi.al 21 November 2014
Pse femrat pëlqejnë tullacët

Për shumë burra humbja e flokëve kthehet në një ankth të vërtetë, por kur bëhet fjalë për këtë problem, femrat kanë një mendim shumë më ndryshe. Këtë e ka dëshmuar edhe një anketë e zhvilluar me mbi 1 mijë femra britanike, të cilat janë, kanë apo thjeshtë tërhiqen pas meshkujve pa flokë. Por, nuk janë vetëm femrat e thjeshta ato që çmenden pas tullacëve, pasi edhe shumë bukuroshe nga bota e show-bizz janë pikërisht në romancë me meshkuj të tillë dhe ato thjesht ndjehen krenare për këtë fakt.

E para në këtë listë që mund të përmendet, është supermodelja e famshme Rosie Huntington-Whiteley (ne foto). Biondja seksi tashmë disa vite është e dashuruar marrëzisht në njërin nga aktorët më të mirë të filmave aksion, Jason Statham. Dhe ajo ka dhënë edhe arsyet se pse Jason është mashkull tërheqës për të.

“Një mashkull pa flokë është një mashkull i vërtetë. Kështu së paku e di se nuk jam në romancë me një fëmijë. Edhe niveli i higjienës tek meshkujt tullac, është tejet i lartë. Tërë kohën Jason është i rregulluar, rruhet me rregull dhe ka më shumë mirëkuptim për shprehitë e femrave për depilim. Po ashtu, ai kurrë nuk e vjedh shampon time” - ka deklaruar Rosie.

Të këshilluara

Çfarë ngjyre duhet të hani bananen

Një grup i studiuesve japonezë zbuluan një fakt mjaft interesant në lidhje me bananen. Sipas këtij studimi, bananet sa më shum&eum...

21:19

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI