Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

3 pozicionet seksuale më të përhapura në Europë

Lapsi.al 1 December 2014
3 pozicionet seksuale më të përhapura në Europë

Ekziston një numër i madh i pozave seksi, gjë që më së miri e ilustron vepra e lashtë indiane Kama Sutra. Mirëpo, shumica nga ato poza janë vështirë të realizueshme, andaj ne evropianët të cilët nuk kemi praktikuar edhe aq shumë jogën, i duam ato më të thjeshtat. Terapeutët seksualë këshillojnë që mënyra më e mirë që të freskoni jetën tuaj seksuale është praktikimi i pozave seksi të reja. Po ju tregojmë tri poza më të popullarizuara në Evropë.

Pozicioni elefant

Kjo është një ndër pozat seksi më të adhuruarat në Itali dhe Francë, e cila quhet edhe si “qeni dembel”. Në këtë pozë femra shtrihet në stomak me jastëk të vendosur nën pjesën e poshtme të stomakut, në mënyrë që kërdhokullat të jenë lart. Partneri gjendet pas shpinës së saj dhe me duar mbështetet në krevat në mënyrë që torzoja e tij të qëndrojë lart, derisa me këmbë mbështetet për partneren. Ky modifikim i pozës klasike – nga prapa, jep një dozë të caktuar të romantikës, sepse trupat janë diçka më afër, prandaj parterët munden edhe të puthen, ndërkaq jastëku nën bark ndihmon stimulim më të mirë të Pikës G.

Pozicioni lotus

Kjo pozë seksi është e adhuruar midis dashnorëve në Spanjë. Në të femra ulet në prehër të mashkullit ashtu që këmbët e saj i mbështjell përreth belit të tij, ndërkaq trupat e tyre bëjnë formën e lules. Në Spanjë, kjo pozë është simbol llojit të vet të lirisë seksuale, sepse në atë vend në vitin 1970 kanë qenë të ndaluar filmat me pamje eksplicite seksuale. Spanjollët në mënyrë masive kanë shkuar në Francë për të shikuar filmin “Tangoja e fundit në Paris”, dhe pikërisht ai film e tregon këtë pozë. Në të dashnorët krejtësisht me trupa të puthitur e shikojnë njëri-tjetrin në sy – thotë profesoresha e seksologjisë, Belen Molinuvo e Universitetit të Madridit.

Pozicioni misionar

Kjo pozë është shumë e popullarizuar në Holandë, ndërkaq paraqet variantin e pozës tradicionale misionare. Në këtë pozë partnerja shtrihet në shpinë me duar dhe këmbë tërësisht të hapura. Sipas seksologëve, kjo pozë simbolizon çiltërinë dhe lëndueshmërinë e femrës, gjë që në seks sjell një dozë të erotikës seksuale./telegrafi/

Të këshilluara

Si duhen trajtuar recipetat

Nuk është çudi pse shumica e femrave, këtë pjesë shumë të rëndësishme të veshjes së tyre e konside...

20:34

Koha më e mirë për seks

Nëse doni që seksi juaj të zgjasë më gjatë: Koha më e mirë për këtë është koha e pushimeve t&eu...

09:36

6 arsye për të ngrënë çokollatë

1) Nivele te larta të flavanoles - I njëjti komponent antioksidimi qe gjendet në çaj, fruta, dhe perime, si dhe që rrit funksionin e ...

19:48

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI