Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Në Mars gjendet …busti i Obamës (foto)

Lapsi.al 2 December 2014
Në Mars gjendet …busti i Obamës (foto)

Të gjitha fotot që vijnë nga planeti Mars kalojnë në një analizë të hollësishme jo vetëm nga NASA, por edhe nga të apasionuarit e teorive që besojnë në ekzistencën e UFO-ve. Këtë herë ata thonë se kanë parë bustin e presidentit amerikan, Barack Obama në planetin e kuq. Sipas tyre imazhet e marra nga sonda “Spirit” në vitin 2005 paraqesin një objekt të ngjashëm me kokën e Presidentit, e që është pjesë e një statuje. "Duke kërkuar për struktura në Mars unë gjeta këtë kokë" - thotë Scot Waring./lapsi.al/

Të këshilluara

Si duhen trajtuar recipetat

Nuk është çudi pse shumica e femrave, këtë pjesë shumë të rëndësishme të veshjes së tyre e konside...

20:34

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI