Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Zbulohet pilula që gazrat të mbajnë erë trëndafili dhe çokollate

Lapsi.al 1 December 2014
Zbulohet pilula që gazrat të mbajnë erë trëndafili dhe

Bota është ende në kërkim të pilulave çudibërëse, të cilat arrijnë që të zgjidhin edhe problemet më të pazakonta të shëndetit. Së fundmi është krijuar një pilulë vërtetë origjinale, e cila u ndryshon erën gazrave, duke bërë që të mbajnë aromë trëndafili ose çokollate. Bëhet fjalë për një pilulë, të shpikur nga francezi Christian Poincheval, 65 vjeç, i cili ka menduar që të gjejë zgjidhje për gjithë ata persona që kanë probleme me aromat e gazrave, duke i shndërruar në aroma të këndshme. Siç shkruan “Telegraph”, ideja i erdhi kur teksa ndodhej një mbrëmje nën shoqërinë e disa miqve të tij, për shkak të vaktit të rëndë të ngrënë kishte lëshuar disa gazra pa u kontrolluar. Por pas studimeve që zgjatën prej kohësh ai arriti të krijojë këto pilula, të cilat janë të përbëra në masën 100% nga elementë natyralë, si finoku, trëndafili, algat dhe boronica. Pasi u aprovuan nga autoritetet shëndetëshore, pilulat shiten në internet në sajtin www.pilulepet.com edhe çmimi i kësaj pilule është me leverdi, pasi kushton 9.99 euro dhe ka 60 kokrra brenda.

 

Të këshilluara

Si duhen trajtuar recipetat

Nuk është çudi pse shumica e femrave, këtë pjesë shumë të rëndësishme të veshjes së tyre e konside...

20:34

Koha më e mirë për seks

Nëse doni që seksi juaj të zgjasë më gjatë: Koha më e mirë për këtë është koha e pushimeve t&eu...

09:36

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI