Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Përse nuk bëhet më seks natën e parë të martesës

Lapsi.al 1 December 2014
Përse nuk bëhet më seks natën e parë të

Sipas një sondazhi të realizuar me më shumë se 2128 të sapomartuar britanikë, më shumë se gjysma e tyre, 52% nuk e konsumojnë martesën mbrëmjen e dasmës.

Miti i “natës së parë” pra avullon në avujt e alkoolit të mbrëmjes dhe të gjendjes së lodhjes që ndjejnë të sapomartuarit. Më e keqja është se 17% mes tyre presin më shumë se tre ditë për të konsumuar martesën.

Në 25% të rasteve, dhëndrri është shumë i dehur për të bërë dashuri, ndërsa në 18% të rasteve është nusja.

Në 16% të rasteve nusen e zë gjumi, kundrejt 4% të dhëndurëve.

Në fund, ia falim 9% të çifteve që nuk e konsumojnë natën e parë, pasi nisen për muajin e mjalit dhe 7% të tjerëve, të zënë duke festuar gjithë natën me të ftuarit.

Ama, nuk ka falje për ata 9% që, nuk bëjnë dashuri… për shkak të zënkave.

Të këshilluara

Si duhen trajtuar recipetat

Nuk është çudi pse shumica e femrave, këtë pjesë shumë të rëndësishme të veshjes së tyre e konside...

20:34

Koha më e mirë për seks

Nëse doni që seksi juaj të zgjasë më gjatë: Koha më e mirë për këtë është koha e pushimeve t&eu...

09:36

6 arsye për të ngrënë çokollatë

1) Nivele te larta të flavanoles - I njëjti komponent antioksidimi qe gjendet në çaj, fruta, dhe perime, si dhe që rrit funksionin e ...

19:48

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI