Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ja sa fiton Facebook në një minutë

Lapsi.al 1 November 2014
Ja sa fiton Facebook në një minutë

Facebook postoi para pak ditësh rezultatet e saj financiare për tremujorin e tretë të vitit 2014. Gjatë këtij tremujori, Facebook arriti të mbledhë 3.2 milionë dollarë të ardhura. Tremujori i tretë zgjati 91 ditë, nga 1 korrik deri më 30 shtator. Nëse shuma ndahet në 91 ditë zbulohet se Facebook fiton:

    35,164,835 dollarë në ditë

    1,465,201 dollarë në orë

    24,420 dollarë në minutë

Nga këto rezultate dalim në përfundimin që Facebook vetëm për një minutë ndërprerje humbet 24 mijë dollarë. Ndërprerja e saj më e fundit zgjati për 19 minuta, kështu që kompania humbi 426 mijë dollarë. Në bazë të këtyre të dhënave është e thjeshtë të mbërrish në përfundimin se Zuckerberg bëhet me dhimbje koke edhe nëse rrjeti i tij social del offline për pak minuta. /krokodili.al/

Të këshilluara

Lamtumirë Nokia!

Telefonat mobile “Nokia” zyrtarisht kanë mbaruar dhe nuk kanë mundësi rikthimi. Microsoft e ka zhbërë emrin për telefo...

18:35

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI