Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ajo e droguar, ai alkolist, zbulohet finalja e vërtetë e “Pretty Woman”

Lapsi.al 31 October 2014
Ajo e droguar, ai alkolist, zbulohet finalja e vërtetë e “Pretty

Vetëm romantike nuk mund të quhet finalja e vërtetë e filmit “Pretty Woman”, realizuar më 1990, me regji të Garry Marshall. Pothuajse 25 vjet pas daljes nga dalja e filmit që del në dritë historia e vërtetë që frymëzoi autorët që kishin në mendje të realizonin një film dramë për botën e prostitucionit. Duke u kthyer tek prapaskenat e filmit “Pretty Woman” një site amerikan TCM sjell qëllimet e vërteta të skenaristit J. F. Lawton. Në skenarin final të shkruar prej tij me titull “3000”, Edward, i interpretuar nga Richard Gere, vjen në New York tek e fejuara e tij dhe i lë 3 mijë dollarë Vivian-it, (Julia Roberts) që përpara se të niste rrugën e prostitucionit vendos të ndërmarrë një udhëtim në Disneyland me një mike.

"Histori e shimbshme, trishtuese. Dy personazhe të tmershëm” – kështu e ka konsideruar Julia Roberts variantin origjinal të fimit. “Personazhi im ishte një drogaxhie vulgare, e paedukuar që jetonte këtë histori të trishtë me një burrë të pasur, të alkolizuar dhe jo tërheqës”.

Por kompania kinematografike “Touchstone” zgjodhi një tjetër variant të filmit. “Edward, që pasi i kishte thënë Vivian-it lamtumirë, kthehet me limuzinë në apartamentin e saj dhe me një tufë lule i kërkon asaj që të mos ndahet dhe të lërë rrugën e saj. “Happy end” duket se funksionoi! /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI