Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Një mënyrë për të zbuluar kush ju ka fshirë nga miqtë në Facebook

Lapsi.al 30 October 2014
Një mënyrë për të zbuluar kush ju ka fshirë nga

Facebook nuk pranon të shtojë një opsion me anë të të cilit mund të shohësh se kush të ka larguar nga lista e miqve. Sipas Facebook kjo do të kthehet në një eksperincë negative e përdoruesve. Por, ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën ju mund të zbuloni se cilin keni zemëruar apo bezdisur dhe nuk ju dëshiron më në rrethin e tij të shoqërisë. Metoda është fare e thjeshtë.

1. Instaloni programin “Unfriend Notify for Facebook“

2. Klikoni tek shokët dhe aty mund të shihni opsionin e ri “Lost Friends”

3. Klikoni ne “Lost Friends” dhe do ti shihni emrat dhe fotot e shokëve të që i keni pasur dhe që nuk i keni më në Facebook.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI