Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kufijtë më të çuditshëm në botë (foto)

Lapsi.al 29 October 2014
Kufijtë më të çuditshëm në botë (foto)

Dallohen kollaj ose duhet vëmendje për ti dalluar. Janë kufij mes shtetesh. Janë ata natyralët, që ndajnë shtetet nëpërmjet lumenjve apo ujëvarave. Janë edhe ata që u mjafton vetëm një shirit adeziv apo një shenjë në mes të rrugës për të kuptuar se aty kalohet nga një shtet në tjetrin. Fotot më poshtë janë edhe një ëvshtrim nga hapësira nëpërmjet NASA ku duket qartë diferenca mes dy vendeve. Foto lart kufiri mes SHBA dhe Meksikes. /lapsi.al/

Koreja e Veriut - Koreja e Jugut

Haiti - Republika Domenikane

Suedi - Norvegji

Hollande - Belgjike

Gjermani - Çeki

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI