Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Bie 60 kg sepse i dashuri i tha: “Je e shëndoshë për seks!”

Lapsi.al 30 October 2014
Bie 60 kg sepse i dashuri i tha: “Je e shëndoshë për

Kur i dashuri i tha: “Je shumë e shëndoshë për të bërë seks” 22-vjeçare angleze vendosi menjëherë, të ndryshojë stilin e jetës. Krenaria e adoleshentes që peshonte 140 kilogram u godit rëndë. Paige Way nga Sydenham, qytezë në juglindje të Londrës prej kohësh jetonte me gjendjen e saj të obezitetit.

Për “The Mirror” ajo tha: “Kam qenë gjithmonë e shëndoshë, qysh në fëmijëri dhe në të gjithë shoqërinë unë isha bullafiqja e grupit, por ishte diçka që në një mënyrë apo në një tjetër isha mësuar ta pranoja. Por kur e dëgjova të thënë nga i dashuri im, ditën e përvjetorit tonë të parë, më bëri të ndihem vërtetë keq”. Ajo tregon se bëri disa vizita tek mjekët. Ndoqi këshillat e tyre dhe ndtyshoi mënyrën e jetësës. “Gjëja e parë që bëra u ndava nga i dashuri. Nisa një dietë të alternuar edhe bëja shumë aktivitet fizik. Brenda katër muajve arrita të humbas 60 kilogramë, dhe jam vërtetë e lumtur. Për herë të parë ndjehem mirë. Nuk e di se si ia dola, por nëse ia dola unë mund t’ia dalin të gjithë” - thotë 22 -vjeçarja./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI