Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Sateliti zbulon rrathë gjigandë në Siri dhe Jordani

Lapsi.al 31 October 2014
Sateliti zbulon rrathë gjigandë në Siri dhe Jordani

Në Jordani dhe Siri, sateliti ka zbuluar disa rrathë të çuditshëm në tokë. Ata janë me madhësi gjigande dhe që mund të shihen me satelit dhe vetëm nga ajri. Për këtë shkak një grup arkeologësh australianë janë nisur në vendngjarje dhe prej 2 vitesh kanë evidentuar 12 rrathë të tillë. Sipas tyre, ata rrathë datojnë nga periudha romake dhe besohet se kanë qenë mure me gurë në formë fortesash të ngritura nga pushtuesit romakë në këto toka. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI