Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Profesionet që tradhëtojnë më shumë

Lapsi.al 1 November 2014
Profesionet që tradhëtojnë më shumë

Hidrauliku, sekretarja, një koleg. Këta kanë qenë personat të cilët të joshnin më së shumti drejt tradhtisë deri disa vite më parë, ndërsa sot, diçka me sa duket ka ndryshuar. Në bazë të një sondazhi të realizuar nga portali italian incontri-extraconiugali.com, i bazuar në 1000 persona të regjistruar dhe të pyetur se cilët ishin profesionet më të shpeshta me të cilët kishin tradhtuar kohët e fundit, përgjigjet ishin:

- Në vend të parë, tekniku i kompjuterit. 29% e të intervistuarave janë përgjigjur se nuk i kanë rezistuar dot magjepsjes së teknikut të kompjuterit.

- Në vend të dytë janë shtëpiaket. 25% e “tradhtarëve” janë përgjigjur se nuk i kanë rezistuar tundimit që një femër shtëpiake iu ka ofruar, ndërsa bashkëshorti i saj ka qenë në punë.

- Kuzhinieret shtëpiake. Me sa duket, binomi ushqim stomak vijon të ngelet i preferuar dhe këtë e kanë vërtetuar 19% e të intervistuarve, të cilët kanë pohuar se janë tërhequr dhe kanë tradhtuar me një partner/partnere që di të gatuajë mirë.

- Përdoruesit e internetit. Nëse dikur tradhtia ishte fizike, në ditët e sotme është dhe virtuale. Duket si e vështirë për tu pranuar apo kuptuar për mentalitetin e një pjese të madhe të shqiptarëve, por ja që kështu ndodh rëndom. Një pjesë e italianëve ka pohuar se kanë tradhtuar virtualisht nëpërmjet seksit përmes kamerës apo bisedave të nxehta online.

- Në vend të pestë renditen mjekët. Rreth 13% e personave e kanë preferuar mjekun për tradhti. Një vizitë në orët e vona të mbrëmjes, një tundim i fuqishëm dhe gjithçka del jashtë kontrollit...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI