Flash

Rama i tmerruar, i krahason 70 mijë protestuesit me skuadronet e Musolinit

Kryeministri heq paralele me "militantët nazistë që krijuan rrugëve një klimë frike e presioni shoqëror, kohë përpara se të fitonin pushtetin"

Lapsi.al 13 June 2026

Derdhja me mbi 70 mijë njerzve në rrugët e kryeqytetit me thirrjen në kor "Rama jepe dorëheqjen" duke se e ka rënduar gjendjen psikologjike të kryeministrit, i cili ka lëshuar gjuhën ndaj protestuesve të cilët i ka krahasuar me "skuadronet e zeza të Musolinit" me "militantët nazistë që krijuan rrugëve një klimë frike e presioni shoqëror, kohë përpara se të fitonin pushtetin" ose me ekstremistët e Agimit të Artë në Greqi. Ata që dhjetra mijra qytetarë që protestojnë për një revolucion që po i hap rrugën "Shqipërisë së nesërme" dhe rikthimit të demokracisë i duken njeriut që nuk e lëshon prej 14 vjertësh pushtetin dhe që është në poste drejtuese që nga viti 1998, si ekstremistë.

Për të ushqyer këtë paranojë të tij Kryeministri ka marë shkas nga detaje të parëndësishme. Një prej tyre ishte ndërhyrja me thirrje për dorëheqje në koncerin e Ylli Limanit. "Nuk e dëgjoj muzikën e tij. Por dhunën online ndaj tij, thirrjet e dhunshme për bojkot të koncertit të tij, kërcënimet pas suksesit të mbrëmshëm të tij, i konsideroj si shprehjen më të neveritshme të një fenomeni që po e shoqëron protestën e bulevardit; një formë degradimi e jetës publike në kanalet sociale tanimë e ngritur në një nivel të ri dhune në grup, që nuk duhet justifikuar, nuk duhet relativizuar dhe nuk duhet pranuar assesi me strukjen në qoshen e heshtjes, po duhet luftuar me forcën e fjalës".

Po ku e sheh Rama këtë dhunë? Mos vallë tek slogane të tilla si: "Pelikanin kacurrel do ta sjellim në Surel" apo "Cezari ishte perandor po u bë sallatë"?

Rama ka pretenduar se impnimi qëndron në presionin që ushtrohet ndaj atyre që ende po tregohen indiferentë. "...Vulgaritet e kërcënime ndaj kujtdo që nuk rreshtohet me protestuesit e bulevardit, që nga thirrjet rrugëve “çohuni nga kafja” se medemek atdheu ju thërret, tek thirrjet për të bllokuar rrugë se medemek kush do të bëjë punë të tjera duhet detyruar të merret me punën atdhetare të bulevardit, e deri tek një histeri intimiduese online në emër të atdheut që s’ka asnjë lidhje me elegancën e me paqen e flamingove", ka shkruar i tmerruar ai.

Në vend që të pyesë si u mblodhën kaq shumë, cfarë i shqetëson ata njerëz, ku janë prekur në kallo ata të rinj që me pushtetin e krimit bandave dhe hajdutëve e shohin të mbyllur që 20 vjec të ardhmen e tyre në këtë vend, ai sheh në protestën e tyre rrezikun e fashizmit. "Historia na ka treguar më shumë se sa njëherë dhe më shpesh se sa në një kohë, që kjo është pikërisht forma se si janë shfaqur historikisht shumë lëvizje të cilat më pas janë shndërruar në shembëlltyra të organizuara të intolerancës politike e sociale. Jo duke bindur me argumente logjikë, por duke u imponuar me presion pseudo- moral. Jo duke respektuar të drejtën e tjetrit për të menduar ndryshe, por duke e shpallur tradhtar, të shitur, armik të popullit apo bashkëpunëtor të së keqes këdo që nuk i nënshtrohet thirrjes pseudo-atdhetare. Me auto-sugjestionin se vetëm një grup njerëzish zotëron të vërtetën absolute, ushqehet përçmimi ndaj shumicës që nuk bashkohet me ta dhe mbështetet ideja e ligë, se ata që nuk protestojnë duhen turpëruar, izoluar, penguar apo deri edhe largqoftë, dhunuar fizikisht derisa të detyrohen të zgjedhin anë. Dhe kështu demokracia nuk merr më shumë frymë, po fillon të humbasë pulsin e saj" do ta devijojë vëmendjen ai.

Në fakt po të ishte kështu, mediat më të mëdha liberale të globit, që kanë shpenzuar një pjesë të energjisë të tyre për të dedektuar dhe luftuar fenomene të tilla, do ta kishin vënë re shqetësimin e Ramës. Po në të kundërt ato nuk janë të shqetësuara nga makthet e një lideri në agoninë e tij. Ato po e përshëndesin këtë si një revolucion që duhet mbështetur jo vetëm për rikthimin e demokracisë, por edhe për respektimin e sovranitetit të një vendi, të demokracisë direkte dhe të mjedisit të tij.

Por diktatoruci i mbyllur në kopshtin 5 milionë euro të Edenit që ngriti me taksat e qytetarëve dhe me verërat 33 mijë euroshe që i paguan koordinatori i krimit nuk e percepton dot këtë realitet. Tek thirja: "Ju erdhi fundi ai shikon" ringjalljen e nazizmit dhe fashizmit.

LAPSI.AL 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI