Flash

Video/ A po tërhiqet familja Trump nga investimi në Shqipëri

Edi Rama kur flet publikisht e etiketon Jared Kushnerin si promovues tw projektit (video poshte) ndwrsa emri i tij nuk figuron mes aksionerëve të kompanisë që ka aplikuar për leje ndërtimi

Lapsi.al 10 June 2026

 

Pas protestave të forta në Tiranë kundër resorteve turistike që janë projektuar të ngrihen ne Zvërnec dhe Sazan dhe sidomos pas interesit të pazakontë që kanë ngjallur ato ne pjesën më të madhe të mediave ndërkombëtare të interesuar për pasurimin e familjes Trump, një pyetje po bëhet përditë e më e fortë. A do tërhiqet e bija e presidentit amerikan Ivanka dhe bashkëshorti i saj hebre, Jared Kushner nga investimi në Shqipëri?

Këtë enigmë e shton edhe më shumë fakti se deri më tani emri i tyre nuk figuron nominalisht në asnjë nga shoqëritë që janë regjistruar për të filluar punimet në Zvërnec. Ose ata janë të fshehur pas kompoanive guackë, ose ata jsnë thjesht lobues që do të marrin thelën e majme për faktin se shërbyen si mbulesë për atë që kryeministri ynë kishte planifikuar të bënte me investitorë të tjerë.

Këtë mister e fryn më shumë edhe gjuha e kujdesshme që ka përdorur në publik kryeministri Rama, i cili kur e përmend me emër Jared Kushnerin e cilëson atë si promovues dhe jo si investitor në projekt (video poshtë).

Gjithashtu fondi investimeve Affinity Partners ka sqaruar për disa media ndërkombëtare se nuk është zhvilluesi i projektit të Zvërnecit.

Ndnëse kompania ka refuzuar të përgjigjet drejtpërdrejt, komunikimin për të e mori përsipër një agjenci PR që konfirmoi se Affinity Partners nuk është pjesë e zhvillimit të projektit, por se se çdo investitor i përfshirë në projekt e bën këtë si individ "në cilësinë e tij personale". E vetmja gjë që e lidh në mënyrë indirekete me Kushnerin këtë aventurë gjendet në faktin se kompania e vëllezërve sirianë Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat që po merret me zhvillimin e Zvërnecit, Sazan Real Estate Development LLC (SRED), ka si drejtor të përgjithshëm Asher Abehserën, mik dhe partner në disa sipërmarrje të mëparshme me Jared Kushner, me të cilin ai ka qenë edhe në Shqipëri.

Nisur nga këto të dhëna, Exit.al që ka bërë një shkrim të thelluar lidhur me rrjetin e kompanive guackë që kanë aplikuar për lejen e ndërtimit në lagunën e Nartës, ka arritur në këto përfundime: Së pari, Affinity Partners i Xhared Kushner nuk është as investitor dhe as zhvillues i projektit. Së dyti, çdo qytetar amerikan që mund të marrë pjesë në investimin në Zvërnec e bën këtë si individ dhe jo si përfaqësues i Affinity Partners apo ndonjë kompanie tjetër amerikane.

Së treti, kontrolli formal mbi pronësinë dhe strukturën e investimit është përqendruar tek grupi i kompanive të lidhura me vëllezërit sirianë me bazë në Katar Al-Khayyat.

Dhe së fundi, një pjesë e partnerëve në kompaninë që zhvillon projektin mbetet e paidentifikuar publikisht pas dy kompanive, njëra e regjistruar në Luksemburg dhe tjetra në Delaware.

Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

Turizmi elitar si kullat e Ramës në Tiranë

Klisheja `turizem elitar` është njësoj si modeli neoliberal i privatizmit të aseteve publike në vitet 1990, i cili u kthye në një parrullë që po ta kundërshtoje të cilësonin si komunist, anti-kapitalist dhe anti-zhvillim

08:56 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI