Flash

Enigma e Zvërnecit/ Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave

Prokurotët penguan rreth 200 milionë euro që vllezërit Al-Khayyat do dërgonin në SHBA në llogaritë e Artur Shehut, pronarit të diskutueshëm mbi pronat e pretenduara të të cilit do bëhet "investimi i familjes Trump"

Lapsi.al 5 June 2026

Screenshot_20260605_103048_Instagram.jpg

Ndërhyrja e Prokurorisë së Posaçme në momentin kur protesta kundër investimit gjigand në lagunën e Nartës arriti kulmin e saj është shoqëruar me shumë pikpyetje. Disa hedhin pandehmën se kjo ishte një nevojë e prokurorit Altin Dumani për protagonizëm. Të tjerë edhe më konspirativë, shtrojnë dilemën e ndonjë force anti Trump, evropiane apo amerikane, me infuencë në SPAK, që përmes kësaj lëvizjeje mëton ti hedhë benzinë zjarrit.

Këto teori, që lulëzojnë në terrenin e mbjellë nga Rama dhe propogandistët e tij, të cilët i fryjnë idesë të diçkaje të pompuar nga jashtë, e kanë shtyrë shumëkënd të kërkojë më shumë informacion dhe të dhëna për elementët që i vunë prokurorët në lëvizje.

Lapsi.al ka arritur ta bëjë duke pasur mundësi të lexojë dosjen e cila qëndron në gjenezë të disa sekuestrimeve, kontrolleve të zyrave dhe banesave të atyre që janë marrë me shitblerjen e truajve ku pritet të ngrihet investimi i madh i dhëndërrit dhe vajzës së Trump.

Sipas saj rrezulton se në javët dhe muajt e fundit, me një shpejtësi të çuditshme, janë bërë pagesa ndaj pronarëve të diskutueshëm, ende në konflikt pronësie, nga kompania që formalisht ka lejen e zhvillimit brenda zonës së mbrojtur.

Ato shkojnë në shifrën marramendëse të 200 milionë eurove. Dhe përfituesi i tyre kryesor është një shqiptar kontrovers, i implikuar në narkotrafik, Artur Shehu. Emri i tij doli në siparfaqe nga emisioni Report i Rai 3, që e përshkruante si një narko trafikant të hetuar nga drejtësia italiane për lidhje me Sacra Corona Unita, i cili kishte korruptuar një oficer të Guardia di Financa për të bërë raporte pozitive për luftën kundër kanabisit nga drejtësia shqiptare. Ky personazh, Artur Shehu pra, është pronari më i madh i tokave ku do të investojë familja Trump.

Dhe sipas transaksioneve të shitje blerjeve të depozituara tek noterët e pyetur nga hetuesit, në drejtim të tij apo qoftë dhe prestanomeve të lidhur me të, po shkonin flukse të mëdha parash gjatë përiudhës së fundit.

Kështu SPAK ka arritur të identifikojë një seri kontratash shitje blerjesh të kryera në fund të vitit të shkuar. Por për më tepër edhe gjatë dhjetëditshit të fundit të prillit dhe muajit maj, ku e fundit daton në 24 maj.

Prokuroria e Posaçme pretendon se këto shitblerje janë bërë për pronësi të diskutueshme, të cilat pretendohen edhe nga pronarë të tjerë dhe të cilat ende vijojnë të jenë në gjyqe. Sipas një investigimi të medias shteg.org, në zonën ku do të ndërtohet investimi i familjes Trump, rreth 250 familje pretendojnë të drejta mbi këto toka, qoftë si pronarë të hershëm, qoftë si përfitues të akteve të njohjes së pronësisë të lëshuara në bazë të ligjit 7501.

Pra shqetësimi i SPAK mund të ketë qenë se kemi të bëjmë organizimin e një grupi të strukturuar kriminal, qëllimi i të cilit ishte të fshihnin produktin e veprës penale lidhur me tjetërsimin e tokave të Zvërnecit, të cilat po bleheshin në emër të shoqërisë  “Zvërnec South Adriatic Development” . 

Pikërisht me këtë qëllim edhe gjykatësja Flojera Davidhi ka miratuar kontrollet e banesave dhe SPAK, urdhëroi e më pas i liroi llogaritë ku vëllezrit sirianë Al-Khayyat do të dërkonin në llogaritë e Artur Shehut.

Pra një gjë është e qartë, ajo që tregon dosja e SPAK nuk e përjashtoon kategorikisht ndonjë lëvizje nga jshtë që mund të ketë vënë në lëvizje prokurorët, por ama nga ana tjetër, ajo justifikon emërgjencën e ndërhyrjes së tyre, sidomos me faktin se kohët e fundit ishin shtuar transaksionet për shitjen e tokave të diskutueshme, që përkon në mënyrë të çuditshme me vendosjen e telave me gjemba dhe fillimin e punimeve.  

Lapsi.al

Të këshilluara

Opinion në “EuObserver”: Si Shqipëria po shitet copa-copa për miliarderët

Shqipëria po bëhet tashmë e papërballueshme për shumë nga qytetarët e saj gjatë muajve të verës. Zona të tëra bregdetare u drejtohen gjithnjë e më shumë investitorëve të huaj, turizmit luksoz dhe tregjeve spekulative të pasurive të paluajtshme. Ajo që dikur ishte një hapësirë ​​e përbashkët natyrore rrezikon të shndërrohet në një peizazh të privatizuar për multimilionerët.

22:37

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI