Flash

Akuzat e reja për Ballukun sprovë tjetër për Ramën: A do e mbrojë sërish?

Lapsi.al 4 June 2026

Me dy akuza të reja, për korrupsion dhe pastrim parash ndaj Belinda Ballukut, si dhe me sekuestrimin e pasurive të dyshuara si të përfituara përmes korrupsionit, topi shkon sërish tek Edi Rama.

Pyetja tani është se çfarë do të bëjë kryeministri. A do të thotë sërish se akuzat janë të lehta, siç bëri me akuzën e parë që lidhej me tenderat, apo këtë herë do ta dorëzojë imunitetin e Belinda Ballukut?

Çështja merr edhe më shumë rëndesë politike, pasi akuzat e reja nga SPAK vijnë në mes të një presioni të pazakontë mbi qeverinë Rama 4, me mijëra qytetarë që prej ditësh protestojnë në shesh.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku përballet tashmë me dy akuza të reja nga SPAK. Përveç akuzës së parë të tetorit të vitit të kaluar, për “shkelje të barazisë në tendera”, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë ndaj Ballukut edhe për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Këto zhvillime vijnë pasi Belinda Balluku i shpëtoi arrestimit falë mbrojtjes së mazhorancës në Kuvend. Votat e Partisë Socialiste rrëzuan kërkesën e SPAK-ut dhe nuk lejuan heqjen e imunitetit të saj.

Më 12 mars 2026, Kuvendi rrëzoi me 82 vota kundër kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të Ballukut, e cila në atë kohë ishte marrë e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera” në mënyrë të përsëritur. Vetë Balluku mungoi në seancë, duke hequr dorë nga e drejta e fjalës para deputetëve.

Qëndrimi i mazhorancës u artikulua nga deputeti Ulsi Manja, i cili lexoi raportin e shumicës dhe hodhi poshtë argumentin e SPAK për rrezikun e prishjes së provave, me arsyetimin se ky rrezik kishte ndryshuar pas largimit të Ballukut nga detyrat ekzekutive. Opozita, nga ana tjetër, kërkoi pranimin e kërkesës së SPAK dhe zhveshjen e saj nga imuniteti parlamentar. 

Akuzat e reja për Ballukun sprovë tjetër për Ramën: A
82 vota nga PS në mbrojtje të imunitetit të deputetes Belinda Balluku

Ishte hera e parë që nga ngritja e organeve të reja të drejtësisë që mazhoranca doli kundër një kërkese të SPAK për heqjen e imunitetit të një deputeti. Ky qëndrim solli edhe reagime ndërkombëtare. Ambasada Britanike në Tiranë theksoi se imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit, ndërsa Ambasada Gjermane kërkoi që ndjekja penale në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë të realizohet shpejt dhe pa pengesa.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse SPAK do të paraqesë një kërkesë të re për arrestimin e Ballukut dhe nëse mazhoranca do të vijojë ta mbrojë në Parlament, apo do t’i hapë rrugë drejtësisë.

Pse SPAK akuzon Ballukun për korrupsion?  

Në qendër të hetimit të SPAK është një vilë në resortin “White Rocks” në Dhërmi, për të cilën Prokuroria e Posaçme dyshon se i përket në mënyrë të tërthortë Ballukut dhe se është përfituar si shpërblim në këmbim të favorizimit të kompanisë “Eurocol” në një tender të zhvilluar nga Albcontrol, në kohën kur Balluku drejtonte këtë institucion.

Sipas SPAK, vila ka një sipërfaqe 103 metra katrorë, verandë 34 metra katrorë dhe parcelë rreth 300 metra katrorë. Prokuroria thotë se përfitimi i parregullt kap vlerën 145 mijë euro.

“Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë ‘Eurocol’ sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik ‘White Rocks’, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë ‘Eurocol’ sh.p.k”, thuhet në njoftimin zyrtar. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Opinion në “EuObserver”: Si Shqipëria po shitet copa-copa për miliarderët

Shqipëria po bëhet tashmë e papërballueshme për shumë nga qytetarët e saj gjatë muajve të verës. Zona të tëra bregdetare u drejtohen gjithnjë e më shumë investitorëve të huaj, turizmit luksoz dhe tregjeve spekulative të pasurive të paluajtshme. Ajo që dikur ishte një hapësirë ​​e përbashkët natyrore rrezikon të shndërrohet në një peizazh të privatizuar për multimilionerët.

22:37

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI