Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Tre sinjalet se Berisha ka kthyer mendje për protestën

PD do propozojë në kuvend katër nga kërkesat e revolucionit të flamingove. Militantët demokratë do ti bashkohen të rinjve në rrugë

Lapsi.al 7 June 2026

Sberisha, protesta

PD dhe Sali Berisha duket se po ndryshojnë qëndrim për protestën, pasi 'revolucioni i flamingove' pushtoi rrugët e Shqipërisë dhe ato të qyteteve kryesore të Evropës. 

Nuk kaluan më shumë se shtatë ditë nga protesta e parë në bulevard dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duket se ka ndryshuar tërësisht qëndrim. Ai që i bëri thirrje njerëzve të tij të mos shkonit tek protesta për Zvërnecin, por tek ajo për rimbursimin e hormoneve për transgjinorët. Ai që tha jam pro investimit në Sazan dhe Zvërnec. Ai që vuri deputetët e vet ta etiketonin si një lëvizje të Sorosit apo grupimeve Woke në interes të Edi Ramës, duket se tani i ka bërë thirrje njerëzve të vet ti bashkohen turmave në bulevard. 

Ai ka folur publikisht këtë të djelë duke u dalë në mbrojtje protestuesve dhe i mëshoi fort njërës prej kërkesave të tyre për anulimin e vendimeve që kërcënojnë mjedisin. Berisha i konsideroi protestat më të fuqishme kundër Ramës, teksa shtoi se ky i fundit “firmosi lejen e zhvillimit në prani të konflikteve gjyqësore mes palëve”.

“Edi Rama përdori sot monologun e radhës të tij të së dielës, për të sulmuar, kërcënuar, përçmuar, dhjetëra mijëra qytetarë që prej një jave protestojnë në protestat më të fuqishme kundër Edi Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij, kërkojnë anulimin e vendimeve të tij të cilat janë një kërcënim madhor për mjedisin në Shqipëri dhe prishin përfundimisht klimën e investimeve në vend" tha mes të tjerave ai.

Berisha ka evidentuar edhe një fakt që dihej që nga dita e parë por që ai ka vendosur ta shohë vetëm sot. "Nga ana tjetër, nuk mund të miratohet kurrë leja e zhvillimit pa një projekt apo të paktën një projekt-ide. Nuk shpjegoi çfarë direktivash ka dhënë ky (rama) për përshtatjen me peizazhin. Nuk shpjegoi pra asgjë përveç luftës hibride, kërcënimeve dhe cinizmit ndaj protestuesve dhe mburrjes së tij se ai si omnipotent nuk pyet për asgjë" vazhdoi ai.

Por kthimi i kursit të PD duket se nuk ka mbetur vetëm në deklaratat formale të liderit të saj. Ajo do të sendërzohet edhe në hapa konkretë. Duke u nisur nga 5 kërkesat që protestuesit kanë artikuluar ndaj qeverisë, partia më e madhe në opozitë ka përkrahur një sërë prej tyre, po pa pasur guximin ti quajë si mbështetje të hapur për studentët. Me anë të shefit të grupit të saj parlamentar Gaz Bardhi, PD-ja do propozojë në parlament një paketë të re ligjore, ku për herë të parë selia blu ka përfshirë edhe 4 kërkesa të protestuesve. Ajo i ka shpallur ato:

1. Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.
2. Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.
3. Shfuqizimin e ligjit për Paketën e Maleve.
4. Shfuqizimin e disa dispoazitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Përpos luftës politike mbështetja mund të shtrihet edhe në terren. Këtë të dilelë thuhet se militantëve demkratë i është bërë thirrje të dalin në bulevard.

Burime brenda tyre bëjnë me dije se në grupet e demokratëve në ëhatsApp po qarkullon një mesazh mobilizues për pjesëmarrje në tubimin e sotëm.

 Në mesazhin e shpërndarë, demokratëve u bëhet thirrje t’i bashkohen protestës në orën 18:00, në një pikëtakim përballë Piramidës, pranë stacionit të autobusit. “Sot është koha të dalim të gjithë së bashku dhe të kërkojmë çdo ditë përgjegjësi deri në arritjen e qëllimit tonë”, thuhet në mesazh.

Ende është e vështirë të matet kostoja që ka marë PD-ja nga ngurimi i kësaj jave dhe nga lufta që i shpallën eksponentë të saj protestës gje që bëri që shumë prej të rinjve në shesh të bërtisnin në kor "Rama në burg, Berisha në burg" duke e barazuar rolin e kryeopozitarit me atë të kryeministrit prej 13 vjetësh.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI