Flash

Protesta gjigande, për herë të parë thirrje për dhunë nëse Rama nuk reflekton

Parulla: "nëse ata bëjnë të pamundur revolucionin paqësor, do të bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm"

Lapsi.al 20 June 2026

Dita e 21 e revolucionit të flamengove u shenjua nga dy veçori: e para një pjesëmarrje rekord në përmasat e së shtunës që shkoi me një turmë që fillonte nga kryeministria e mbaronte tek sheshi Skënderbej, 50 deri në 70 mijë vetë dhe së dyti me përshkallëzimin e parrullave ku për herë të parë u dëgjuan thirrjet se nëse Rama nuk reflekton do bëhet i mundur edhe revolucioni i dhunshëm. Manifestuesit e nisën marshimin nga qendra e qytetit duke u rreshtuar pas një parrulle: "Edi Rama jep dorëheqjen deri më 21 qershor". Poshtë saj shkruhej: "nëse ata bëjnë të pamundur revolucionin paqësor, do të bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm". Ky lejtmotiv u përsërit edhe nga disa folës që u ngjitën në tribunë, kryesisht të ardhur nga diaspora.

"Kjo nuk është më një protestë, por një kryengritje. Edhe pse ne e kemi rregulluar jetën jashtë, nuk duam që fëmijët tanë të detyrohen të kërkojnë gjithçka në një gjuhë të huaj”, deklaroi një emigrant me origjinë nga Mirdita. Duket se protestuesit të inkurajuar edhe nga pjesëmarrja gjigande e shpallën kryeministrinë zyrtarisht të rrethuar dhe komunikuan nga tribuna se në mbremjen mes të shtunës dhe të dielës do qëndrojnë gjithë natën në shesh.

‘Marshimin do ta bëjmë rreth kryeministrisë" shpalli një nga organizatorët Arben Kola ndërsa dikush tjerër shtoi: "Por nuk dimë nga ta nisim se jemi aq shumë sa nuk na nxë".

Kjo rritje e nivellit të pritshmërisë përpos shtimit të numrit prej emigrantëve që marshonin edhe në bulevarsin qëndror para orës 19:00 me makinat e tyre mendohet të jetë bërë edhe si rezultat i mungesës së fleksibilitetit që po tregon kryeministri Rama, i cili i cilësoi sërish protestuesit si turmë, skllevër të algoritmeve etj.

"Sa herë e keni dëgjuar gjatë gjithë këtyre ditëve nga njerëz që kurrë në jetën e tyre as nuk e kanë imagjinuar që të përzihen me politikë e me protesta, por janë bërë parelinj me shalë edhe me kremra që të shfaqen atje bashkë me shalët dhe kremrat e tyre, sepse është trendi. Kanë frikë të mbeten jashtë valës, sepse në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet. Shpërblehet vetëm pjesëmarrja. Shpërblehet vetëm ai që ka kurajën të hyjë në garë, shpërblehet ai që bën videon më dramatike" tha Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS.

Ndërkohë deputetja nga Veriu, Mariana Koçeku që e braktisi pak ditë më parë këtë grup, i ishte bashkuar sot protestuesve para kryeministrisë.

LAPSI.AL

 

 

Të këshilluara

Paratë e drogës në ndërtim/ A rrezikojmë një “1997” të dytë

Ekonomia shqiptare është bërë gjithnjë e më e varur nga industria e ndërtimit e ushqyer nga paratë informale të drogës dhe korrupsionit, ndaj një goditje e thellë ndaj pastrimit të parave mund të shpërthejë “flluskën” e pasurive të paluajtshme dhe të rrezikojë një krizë ekonomike me pasoja të ngjashme me kolapsin e vitit 1997.

17:04

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI