Flash

Protestuesit rrethuan Kryeministrinë: «Nuk ke rrugëdalje»

Lapsi.al 20 June 2026

Protesta e së shtunës që përshkallëzoi slloganet kundër Edi Ramës u kurorëzua me rrethimin e kryeministrisë nga turma. Një pjesë e mirë e 50 deri në 70 mijë pjesmarrësve kryen një marshim rreth selisë së shefit të qeverisë për të treguar se ai nuk ma rugëdalje. Një pjesë tjetër më e vendosur kaluan gjithë natën aty.

Teksa marshonin rreth godinës së Kryeministrisë, protestuesit përsëritën thirrjet për hetimin e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive.

Një prej protestueseve, gjatë fjalës së saj, deklaroi se pjesëmarrësit në tubim nuk janë mbledhur vetëm për të shprehur pakënaqësi, por për të kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie nga politika. Ajo u shpreh se SPAK duhet të hetojë të gjithë zyrtarët e dyshuar për korrupsion, duke arsyetuar se ish-zyrtarë dhe drejtues të arrestuar apo nën hetim nuk kanë vepruar të vetëm.

“SPAK partnerin më të fortë e ka në këtë shesh. Belinda Balluku nuk ka vjedhur vetëm. Erion Veliaj nuk ka vjedhur vetëm. Të gjithë ata që janë sot në burg nuk kanë vjedhur pa Edi Ramën”, deklaroi protestuesja, ndërsa kërkoi që hetimet të shtrihen deri te nivelet më të larta të qeverisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI