Flash

I gjetën kanabis në banesë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 20 June 2026

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Në banesën e tij u gjetën sasi kanabisi, rreth 1500 fara të dyshuara narkotike kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, 1 peshore elektronike dhe 2 pajisje të dyshuara për bllokimin e valëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i hetimeve të kryera bazuar në punën operative për një shtetas të dyshuar për disa veprimtari kriminale, finalizuan operacionin e koduar “Black Seed 2”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi J. L., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shkrime me përmbajtje nxitëse për urrejtje dhe foto ku shfaqej një person duke mbajtur armë zjarri.  

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. L. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, rreth 1500 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, që ai i posedonte me qëllim shitjen, 1 peshore elektronike dhe 2 pajisje të dyshuara për bllokimin e valëve”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI