Flash

Bardhi nxjerr pjesë nga dosja e SPAK: Aruba është një e vërtetë që ulëret, Rama nuk e fsheh dot

Lapsi.al 20 June 2026

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e “Arubës”, duke publikuar pjesë nga dosja e SPAK dhe duke akuzuar kreun e qeverisë se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë.


Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se nuk ka qenë kurrë në Aruba dhe se nuk di çfarë është ky vend, ndërsa tha se kjo çështje është kthyer në një “të vërtetë” përmes rrjeteve sociale dhe algoritmeve.

Bardhi ka publikuar një pjesë nga dokumentet e dosjes së SPAK, duke pretenduar se të dhënat për takimet në Aruba nuk janë krijuar nga rrjetet sociale, por vijnë nga përgjime zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge.

“Aruba është një e vërtetë që ulëret dhe që Edi Rama nuk e fsheh dot me batuta! Të dhënat e dosjes së SPAK-ut nuk janë marrë nga fusha e algoritmit, por nga përgjimet zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge”, shkruan Bardhi.

Sipas tij, në dosje përmenden të dhëna për takime dhe kontakte të personave nën hetim në vende të ndryshme, përfshirë edhe Arubën. Bardhi pretendon gjithashtu se sipas dokumenteve, këto takime lidhen me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, të cilat, sipas tij, mund të jenë financuar me fonde të paligjshme dhe me mbështetje politike.

 
“Fatkeqësia e Edi Ramës në këtë rast është se provat nuk janë algoritëm, por realitet. Sa do të përdridhet, ato janë aty, me video dhe foto”, ka deklaruar Bardhi.

Deklarata e plotë e Gazment Bardhit:

Edi Rama ka deklaruar sot se: “Ndërkohë Auruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit. Siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumator kokaine.”.

NË FAKT “ARUBA” ËSHTË NJË E VËRTETË QË ULËRET DHE QË EDI RAMA NUK E FSHEH DOT ME BATUTA!

Të dhënat e dosjes së SPAK-ut nuk janë marrë nga fusha e algoritmit, por nga përgjimet zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge!

Sipas SPAK-ut ?, nga këto përgjime ka rezultuar se: “Nga përmbledhja e dërguar nga autoritetet belge mësohen të dhëna të rëndësishme mbi takime dhe njohje ndërmjet personave nën hetim, takime këto të zhvilluara në Majorka, Gjermani, Aruba apo Belgjikë; të dhëna mbi takime të kryera nga ana e tyre me PËRFAQËSUES FUNKSIONARË TË LARTË SHTETËRORË TË SHTETIT SHQIPTAR në Aruba. Përmendim këtu takimet e vëzhguara në janar-shkurt 2019. Sipas provave të pjesshme të paraqitura, këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e AUTORITETEVE POLITIKE.”

Fatkeqësia e Edi Ramës në këtë rast është se provat nuk janë algoritëm, por realitet! Sa do të përdridhet, ato janë aty: me video dhe foto!

Kriminalizimi i ekonomisë dhe shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e pastrimit të parave të drogës janë vepër e tij. Herët a vonë do të mbajë përgjegjësi për këtë.

Të këshilluara

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI