Flash

Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen

Lapsi.al 20 June 2026

Temperaturat e larta do të mbizotërojnë gjatë fundjavës në të gjithë vendin. Sinoptikani Hakil Osmani parashikon që dita e diel të sjellë një tjetër rritje të temperaturave, me maksimumet që pritet të arrijnë deri në 39°C në disa qarqe.

Sot, temperaturat maksimale do të ngjiten pranë 38°C në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në Tiranë pritet të arrijnë në 37°C. Në zonat bregdetare temperaturat do të luhaten nga 33 deri në 36°C, ndërsa zonat malore do të regjistrojnë vlera më të freskëta, nga 29 deri në 32°C.

Të dielën pritet një tjetër rritje e temperaturave, me maksimumet që do të arrijnë deri në 39°C në Shkodër, Elbasan dhe Berat. Në kryeqytet temperaturat do të shkojnë rreth 38°C, ndërsa në bregdet nga 34 deri në 37°C.

Sipas Osmanit, vendi do të dominohet nga intervale të gjata me diell. Vetëm gjatë pasdites mund të ketë kalime të lehta vranësirash në zonat malore, por pa reshje shiu. Bregdeti dhe pjesa më e madhe e zonave të ulëta do të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e larta do të vijojnë edhe gjatë pjesës së mbetur të muajit qershor. Në fillim të javës së ardhshme maksimumet pritet të luhaten mes 38 dhe 39°C në rang vendi. Edhe temperaturat minimale do të shënojnë rritje, duke arritur deri në 18°C në zonat malore dhe 20-24°C në ultësirën perëndimore dhe zonat jugperëndimore të vendit.

Të këshilluara

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI