Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Rama: Bota nuk u çua për fatin e Nartës, por për emrin e Jared Kushner

Lapsi.al 20 June 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Jared Kushner dhe lidhjes që ai ka me presidentin amerikan Donald Trump. Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama u shpreh se 10 vite më parë flamingot nuk shtegtonin dhe vriteshin nga gjuetarët.


Sipas tij, mijëra njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zvërneci, por dinin se çfarë duhet të mendonin për Zvërnecin, jo se analizuan projektin. Lideri i qeverisë tha se një projekt zhvillimi u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte ideologjike, duke shtuar se algoritmi dhe emocioni mbërrijnë përpara fakteve.

 

Rama: Deri dje zhvillohej egërsisht nën hundën e pandjeshme të botës masakra më e përgjakshme mbi shpendët dhe kafshët e gjora që vriteshin për epshin shtazarak të mijëra gjuetarëve. Të ishte për botën, 10 vite më parë flamingot nuk shtegtonin.

Bota nuk u zgjua nga fati i Nartës, por nga Jared Kushner dhe vjehrri i tij që urrehet nga gjithë bota. Bulevardi përputhi atë armatë të frikshme me armatën e urrejtësve shqiptarë ndaj meje dhe jush. I gënjeu mendja fuqishëm që çadra lokale do bënte mrekullinë që nuk e bëri dot çadra e Lulit. Do laheshin dy hesape: bota e madhe do turpëronte Trump-in, ndërsa armata e influencerëve, urrejtësve dhe mercenarëve digjitalë do shpëtonte Shqipërinë nga unë.

 
 
Miliona njerëz që nuk dinë as ku ndodhet Zvërneci dinin se çfarë duhet të mendonin për Zvërnecin, jo se analizuan projektin, por se te brishtësia e një zogu panë rezistencën anti-Trumpiste dhe gjetën valvulën e shfryrjes së një mllefi total.

Ky është mekanizmi i kësaj historie. Kjo kohë transporton zemërime, identitete politike, agresione dhe gënjeshtra shumë më shpejt se transporton fakte. Një projekt zhvillimi u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte ideologjike. Shqipëria u bë zogu dhe u gjetëm në mes të saj.


Kjo është risia e kohës ku jetojmë: algoritmi dhe emocioni mbërrijnë përpara fakteve. Kjo është një histori paralajmëruese për demokracinë në epokën e algoritmit dhe nevojitet që ne të parët, me përgjegjësinë e mandatit, ta lexojmë këtë histori sa më drejt dhe të jemi të përgatitur për në vijim, sepse nuk është vetëm fillimi. Kjo kohë ka sjellë këtë mekanizëm të ri dhe ne mund të bëjmë vetëm atë që është për ta kuptuar më mirë.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI