Flash

Sot protesta e madhe, Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar

Lapsi.al 20 June 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mblidhet sot nën drejtimin e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, në një takim ku do të marrin pjesë edhe ministrat e kabinetit qeveritar. Sipas agjendës, mbledhja do të hapet nga kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ndërsa më pas fjalën do ta marrë kryeministri Rama.

 
Një nga çështjet kryesore që do të diskutohet është ecuria e procesit të integrimit europian. Deputetët do të informohen mbi konkluzionet e Konferencës së Tetë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian dhe zhvillimet më të fundit të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

 
Në rendin e ditës është përfshirë edhe prezantimi i paketës së ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa secili deputet socialist do të ketë në dispozicion deri në dy minuta për të ngritur pyetje ose për të kërkuar sqarime.

Një tjetër pikë me interes të veçantë pritet të jetë informimi mbi procedurat e ndjekura deri më tani për projektin e investimit në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik në ishullin e Sazanit. Gjithashtu, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Administrative, Arbjan Mazniku, do të paraqesë një përditësim mbi ecurinë e reformës territoriale, ndërsa Taulant Balla do të raportojë për detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar dhe performancën e anëtarëve të grupit parlamentar.

Takimi do të mbyllet me fjalën përfundimtare të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Mbetet për t’u parë nëse gjatë diskutimeve kryeministri do të komentojë edhe zhvillimet e fundit politike, përfshirë çështjen që lidhet me deputeten Martjana Koçeku apo deklaratat e fundit të kryeparlamentares Elisa Spiropali në lidhje me protestat.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI