Flash

Mbytja e 62-vjeçarit në Gjirokastër, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

Lapsi.al 19 June 2026

Policia ka komunikuar detja rreth ngjarjes së ndodhur në Viroit të Gjirokastrës ku humbi jetën një 62-vjeçar.

Mësohet se trupi i Besnik Koka është gjetur i pajetë në liqen, pa shenja dhune.

Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes."

Njoftimi i policisë:

"Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në liqenin e Viroit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur në liqen, shtetasi B. K., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë roje në ambientet e zonës së Viroit, pranë Agjencisë së Shërbimeve Komunitare dhe Utilitare, në bashkinë Gjirokastër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes."

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI