Flash

Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lapsi.al 19 June 2026

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në vijim të protestës që po zhvillohet prej disa ditësh radhazi në kryeqytet. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në orët e mbrëmjes, duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar kërkesat e tyre përmes thirrjeve dhe fjalimeve publike.

Ashtu si edhe në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, transparencë mbi çështje të ndryshme me interes publik, si dhe hetimin e pasurive të politikanëve. Në fokus të protestave kanë qenë edhe kundërshtimet ndaj projektit të investimit në Zvërnec, të cilin protestuesit e konsiderojnë të dëmshëm për interesin publik dhe mjedisin.

Atmosfera në bulevard paraqitet e qetë, ndërsa forca të Policisë së Shtetit janë të pranishme për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare dhe zhvillim paqësor të protestës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI