Flash

Ndryshimet në Kodin Rrugor, masa më të ashpra për shoferët që bëjnë shkelje

Lapsi.al 19 June 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshime të rëndësishme në Kodin Rrugor, të propozuara nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, me synim forcimin e sigurisë në rrugë dhe reduktimin e aksidenteve.

 

Një nga risitë kryesore është vendosja e tolerancës zero për alkoolin tek drejtuesit e rinj, të cilët për dy vite pas marrjes së patentës nuk do të lejohen të konsumojnë alkool gjatë drejtimit të mjetit.

 
Po ashtu, për këtë kategori parashikohen kufizime shpejtësie: deri në 90 km/h në autostradë dhe 80 km/h në rrugët jashtë qendrave të banuara. Në rast respektimi të rregullave për dy vite pa shkelje, kufizimet hiqen automatikisht. Ndërkohë, dy shkelje brenda një viti sjellin zgjatje të periudhës së provës edhe për një vit tjetër.

Një tjetër rregull i ri ndalon drejtimin e mjetit gjatë orëve 24:00–06:00 për shoferët e rinj, nëse nuk shoqërohen nga një drejtues me të paktën 3 vite eksperiencë. Mosrespektimi i këtyre kufizimeve ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu masa të rënda për shkelësit e përsëritur, duke përfshirë edhe heqjen përfundimtare të lejes së drejtimit në rastet e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit mbi 0.5 g/l në mënyrë të përsëritur.

Një tjetër risi është ndalimi i përdorimit të telefonit në dorë jo vetëm për automjetet, por edhe për biçikletat, motorët elektrikë dhe monopatinat.

Gjoba më të larta parashikohen për garat e shpejtësisë dhe sjelljet agresive në rrugë, ndërsa ashpërsohen edhe masat për drejtimin pa leje dhe për të miturit.

Paketa e re ligjore synon përafrimin me standardet e Bashkimit Europian dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke vendosur rregulla më të forta për shkeljet me rrezik të lartë për jetën e qytetarëve.

 

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI