Flash

SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun Erion Isai dhe 15 zyrtarë të tjerë (Emrat)

Lapsi.al 19 June 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, mes tyre edhe kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, të akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik dhe shpërdorim detyre.

Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë “Shpërdorim detyre”, “Shkelje të barazisë në tendera” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Në listën e të pandehurve përfshihen, përveç Isait, janë edhe:

Eljona Mydini, ish zëvendëskryetare e Bashkisë Kolonjë, e akuzuar për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim;

Ergys Verdho, ish Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për “shpërdorim detyre”;

Erald Elezi, ish Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve pranë ARRSH, i akuzuar për “shpërdorim detyre”; 

Genti Raça, përgjegjës i sektorit të preventivit pranë ARRSH, i akuzuar për “shpërdorim detyre”;

Donikë Shehu, ish specialiste e nivelit të lartë pranë ARRSH, e akuzuar për “shpërdorim detyre”;

Klarita Konomi, ish specialiste pranë ARRSH, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;

Nikollaq Mihali, specialist pranë ARRSH, i akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;

Erdit Salillari, përgjegjës sektori pranë ARRSH, i akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;

Nga Bashkia Kolonjë: Erjon Cenko, Engjëll Dine dhe Ermal Zylfo, të akuzuar për “falsifikim dokumentesh” dhe “shkelje të barazisë në tendera”; Armand Tafil, Muharrem Tartari dhe Shpëtim Liço, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”;

Entela Çano, administratore e shoqërisë “A&E Engineering” sh.p.k., e akuzuar për “falsifikim dokumentesh”.

Nga hetimet ka rezultuar se një nga rastet kryesore lidhet me procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë, me një fond limit rreth 2.8 miliardë lekë.

Sipas SPAK, Bashkia Kolonjë ka paraqitur dokumentacion sikur dispononte projekt për këtë rrugë, ndërkohë që në realitet nuk ekzistonte një i tillë. Hetimet kanë zbuluar se procesverbali i dorëzimit të projektit është falsifikuar nga punonjës të bashkisë në bashkëpunim me administratoren e një kompanie private.

Po ashtu, është konstatuar se fondi limit është përcaktuar në kundërshtim me ligjin dhe mbi bazën e të dhënave të paraqitura nga vetë subjekti i interesuar, i cili më pas ka fituar kontratën e mbikëqyrjes së punimeve.

Nga ekspertizat ka rezultuar se fondi i tenderit është fryrë me rreth 590 milionë lekë, duke shkaktuar dëm ekonomik për shtetin.

“Nga provat e administruara, mbështetur edhe nga ekspertimi teknik vlerësues dhe kontabël, ka rezultuar se fondi i përcaktuar nga autoriteti kontraktor për këtë procedurë prokurimi është fryrë në vlerën 590,213,874(pesëqind e nëntëdhjetë milion e dyqind e trembëdhjetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë, që përbën edhe dëm ekonomik të shkaktuar shtetit”, thotë SPAK.

Një tjetër procedurë hetimore lidhet me tenderin për supervizimin e punimeve të kësaj rruge, ku anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dyshohet se kanë krijuar avantazhe të padrejta për një kompani të caktuar.

Ndërkohë, shkelje janë konstatuar edhe në një tjetër procedurë për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit në Ersekë dhe disa fshatra përreth.

Sipas SPAK, zyrtarë të Bashkisë Kolonjë, në bashkëpunim me kryebashkiakun Erion Isai, kanë përcaktuar fondin limit dhe kriteret e tenderit në mënyrë të paligjshme, duke favorizuar subjektin fitues.

Hetimet tregojnë se fondi është përllogaritur pa studim real tregu, janë përdorur oferta fiktive, specifikimet teknike janë hartuar nga vetë kompania fituese dhe kriteret e tenderit janë përshtatur për një subjekt të paracaktuar.

“Anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit Armand Tafil, Erjon Cenko, Shpëtim Liço, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Erion Isai, kanë miratuar dokumentet standarde të tenderit duke vendosur kritere të përcaktuara nga vetë shoqëria fituese e kësaj procedure prokurimi, shoqëria “A&E Engineering” sh.p.k”, thotë SPAK.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI