Flash

Vila e Ballukut në Dhërmi, SPAK mori në pyetje menaxherin e kompanisë së ndërtimit

Lapsi.al 19 June 2026

Belinda Balluku Vila Bela

Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku dyshohet se ka tentuar të fshijë të dhënat pasi SPAK kishte rënë në gjurmët e një vile luksoze në Dhërmi që dyshohet se ajo e kishte përfituar në forme ryshfeti pas përcaktimit të fituesit të një tenderi në Albcontrol.

Sipas hetimeve, ish-vartësi i Ballukut ka kërkuar nga menaxheri i kompanise Brunes që të fshinte emailet ku kishin komunikuar për blerjen e materialeve për një pishinë të ndërtuar në kompleksin “White Rocks”.

Ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku u shtuan edhe dy akuza të tjera, se ajo e korrupsionit dhe e pastrimit të parave.

Sipas News24 menaxheri i shitjeve të shoqërisë “Brunes” sh.a, S.K., ka dhënë deklarime para autoriteteve lidhur me njohjen dhe komunikimet me shtetasin Julian Kelo, duke treguar për një rast blerjeje me vlerë të konsiderueshme materiale ndërtimi për një pishinë në Dhërmi.

Pjesë nga dëshmia:

Sipas deklarimit, menaxheri kujton një porosi të vetme të madhe, e cila përfshinte materiale si pllaka dhe pajisje të tjera të nevojshme për ndërtimin e një pishine në një kompleks vilash në Dhërmi, i ndërtuar nga Pandeli Carapuli. Ai thekson se informacioni për destinacionin e projektit i ishte komunikuar nga vetë Kelo.

Sipas dëshmisë, blerja është realizuar përmes disa faturave të lëshuara në muajt qershor 2020, ku si subjekt blerës është shënuar shoqëria “Albanian Facility Management” sh.p.k, ndërsa mallrat janë dërguar në Dhërmi dhe Palasë. Menaxheri deklaron se faturat lidhen me porosinë e bërë nga Kelo për ndërtimin e pishinës.

Ai shton se fillimisht është bërë një fletëporosi përmes email-it të punës, e cila shërbente si bazë për përgatitjen e preventivit dhe përzgjedhjen e materialeve. Sipas tij, produktet në fletëporosi mund të ndryshonin lehtësisht nga ato të dorëzuara përfundimisht, në varësi të kërkesave të klientit dhe gjendjes së stokut.

Në deklarimin e dhënë më 21.05.2026, menaxheri shprehet gjithashtu se e ka takuar për herë të fundit Julian Kelo rreth dy javë më parë, në ambientet e shoqërisë në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas tij, Kelo ka kërkuar sqarime mbi blerje të kryera në emër të tij dhe mbi komunikimet e mëparshme për porositë e pishinës.

Gjatë kontrollit të komunikimeve, menaxheri deklaron se në telefon nuk kishte më mesazhe të ruajtura, për shkak të kalimit të kohës dhe ndërrimit të pajisjeve, ndërsa në email-in e punës është konstatuar një komunikim i lidhur me fletëporosinë fillestare.

Sipas dëshmisë, kur ky email është rishikuar në prani të Kelos, ky i fundit ka kërkuar fshirjen e tij, kërkesë e cila nuk është pranuar nga menaxheri, i cili ka sqaruar se nuk kishte akses për fshirje dhe se çdo gjurmë transaksionesh mbetet e dokumentuar në faturat tatimore.

Pas këtij momenti, sipas deklarimit, Kelo është larguar nga ambientet e kompanisë.

Të këshilluara

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI