Flash

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, ministrja Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar pas marrëveshjes SHBA-Iran

Lapsi.al 19 June 2026

Tre muajsh pas ngritjes, qeveria ka vendosur që të mbyllë Bordin e Transparencës. Lajmin e bëri me dije ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ajo tha se vendimi u mor për shkak se situata e hidrokarbureve është stabilizuar pas marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit.

“Sot vendosëm të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion në zbatim të ligjit për hidrokarburet. Kanë qenë disa muaj që ka pasur luhatje të çmimeve të karburanteve dhe prej më shumë se dy javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar. Çmimet e bursës janë stabilizuar, në kontekstin gjeopolitik është arritur një marrëveshje dhe kanali i Hormuzit do të zhbllokohet. Situata në Lindjen e Mesme tashmë ka më pak paqartësira. Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar dhe prandaj vendosëm të përfundojmë funksionimin e bordit të karburanteve.“, tha ajo. Kujtojmë që njoftimi i fundit nga Bordi i Transparencës ishte më 17 qershor, ku vendosi që nafta do të shitet me 176 lekë për litër, ndërsa benzina me 166 lekë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI