Flash

Protesta e 19-të në Tiranë: Përballje me deputetët dhe marshim në rrugët e qytetit

Lapsi.al 19 June 2026

Për herë të parë që prej nisjes së protestave kundër projektit në Zvërnec dhe me kërkesën për largimin e qeverisë Rama, deputetët u përballën nga afër me protestuesit. Tubimi i 19-të, që përkoi me seancën plenare të Kuvendit, i zhvendosi qytetarët nga podiumi i zakonshëm i fjalimeve në përballje të drejtpërdrejtë me ligjvënësit në dalje të Parlamentit. 

Në përfundim të seancës plenare, deputetët e mazhorancës u pritën me thirrje që i akuzonin për korrupsion dhe tradhti. Situata u tensionua veçanërisht kur deputeti socialist Ardit Bido tentoi të afrohej me qytetarët. Protestuesit marshuan dhe ndaluan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike, ku pati përplasje verbale me mbështetës të opozitës. 

Gjatë tubimit nuk munguan as thirrjet për një fazë të re të protestës. Disa prej folësve kërkuan kalimin në mosbindje civile dhe bllokimi të institucioneve, me argumentin se protestat e deritanishme nuk kanë sjellë rezultatet e pritshme. Në podiumin përpara Kryeministrisë u ngjitën qytetarë, studentë, aktivistë dhe profesionistë të ndryshëm, që folën për një vend të mbërthyer mes emigracionit të të rinjve, sistemit shëndetësor të dobët, korrupsionit dhe kërkesës për ndryshim politik. Ashtu si në tubimet e mëparshme, pjesë e protestës u bënë edhe familje me fëmijë, për të cilët u krijuan hapësira për pikturë dhe aktivitete kreative. 

Në mbyllje të tubimit, organizatorët paralajmëruan vijimin e protestave, ndërsa kërkesat për anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit mbetën boshti kryesor i mesazheve të tyre.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI