Flash

Mbahet protesta e 19-të: Marshim nga parlamenti, te kryeministria

Lapsi.al 18 June 2026

Po mbahet në Tiranë protesta e 19-të radhazi. Mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt parlamentit ku iu zunë pritë deputetëve dhe lëshuan thirrje kundër tyre.

Më pas bënë një ndalesë përpara PD-së ku pati edhe disa përplasje të vogla me personat që ndodheshin në oborrin e selisë blu.

Më pas proetstuesit u stacionuan te Kryeministria. Qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Gjatë tubimit u artikuluan kritika edhe kundër opozitës. Një nga sloganet që është bërë pjesë e protestave është “Opozita jemi ne”, duke shprehur refuzimin e protestuesve ndaj partive të vjetra politike dhe kërkesën për një përfaqësim të ri qytetar.

Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu mesazhe kundër të gjithë klasës politike të vjetër, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale nuk i atribuohet vetëm mazhorancës, por edhe opozitës.

Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, organizatorët kanë vendosur që protestat të nisin në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në kushte më të favorshme.

Pas fjalimeve pritet të ketë edhe sot marshim në rrugët e Tiranës. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI