Flash

Mazhoranca "rrëzohet" në Kuvend, shtyhet senaca për mungesë votash

Lapsi.al 18 June 2026

Mazhoranca e ka të pamundur të vijojë seancën e sotme në Kuvend pas përplasjes me opozitën. Prandaj kanë marrë vendim që Kuvendi të rimblidhet në orën 18:30 për të kaluar direkt në votim të projektligjeve dhe akteve në rendin e ditës.

Mes cështjeve më të rëndësishme është Amnistia Penale e cila kërkon 84 vota. Deri më tani Sali Berisha tha se nuk do ta votonte amnistinë. PS nga ana tjetër ka mungesë numrash.

Me ikjen e Marjana Kocekut kane ngelut 82 deputetë. Llogarit këtu edhe mungesën e Edi Ramës e Belinda Ballukut, PS në seancë rezulton 80 mandate.

Në rastin ideal sikur 3 votat e PSD-së të bashkohen me PS, prapë duhet edhe një votë tjetër për të bërë 84 të tilla që nevojiten për Amnistinë Penale. Mbetet për t’u parë deri në fund se si do të rrjedhin zhvillimet. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI