Flash

Droni zbulon trupin në humnerë, dyshohet se është Eglant Koçi

Lapsi.al 18 June 2026

Është gjetur i pajetë Eglant Koci, i cili rezultonte i zhdukur prej rreth dy javësh. Sipas informacioneve paraprake, trupi i tij është zbuluar në një zonë rurale mes Tiranes dhe Elbasanit.

Në vendngjarje ndodhen forca të policisë dhe polumbarët e RENEA, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit.

Eglant Koci ishte raportuar i zhdukur dy javë më parë dhe kërkimet për gjetjen e tij kishin vijuar në disa zona. Në kamerat e sigurisë nga ambienti ku Koci u mbajt peng dhe dyshohet se u vra nga shoku i tij Armand Shakaj, ky i fundit shfaqej teksa me një çantë dhe qese të zeza tërheq diçka të dyshimte ky dyshohej se ndodhej trupi i pajetë i Kocit.

Çantën dhe qesen Shakaj i vendosi në makinën e tij, ndërsa dyshohet se në ‘Porsche’ ai e ka mbajtur trupin për më shumë se 24 orë. 

Më pas Shakaj kishte marrë një karrotrec dhe mjetin e transportoi me të deri në Ibë, me argumentin se kishte defekt makine. Prej andej është larguar me mjetin e tij ku dhe dyshohej të kishte zhdukur trupin e Eglant Koçit.

Makina e Shakajt u gjet dhe u sekuestrua pas ngjarjes teksa kamarieri i tij e kishte çuar në një lavazh për ta larë. Brenda makinës u gjetën zhurmë gjaku dhe vegla pune si lopata me baltë. Dyshohet se është trupi i pajetë i të riut është hedhur në një humnerë fshatin Cerujë, ndërsa ka qenë një dron i policisë që e ka lokalizuar. 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI