Flash

Ramën e lëshojnë nervat në Romë, sulmon moderatoren greke dhe CNN: Nuk jeni një burim objektiv (VIDEO)

Lapsi.al 18 June 2026

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat të tensionuar me moderatoren e CNN, Eleni Giokos, gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin ndërkombëtar FII PRIORITY Europe 2026 (Future Investment Initiative) në Romë, ku u diskutuan zhvillimet ekonomike, investimet dhe sfidat gjeopolitike në rajon.

Gjatë panelit, Giokos ngriti pyetje mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, protestat e opozitës dhe projektin e debatueshëm të investimit në zonën e Zvernecit. Moderatorja iu referua shqetësimeve dhe kritikave publike lidhur me projektin, duke kërkuar sqarime nga kreu i qeverisë shqiptare. 

Teksa e pyeti nëse toka ishte blerë nga investitorët, Rama, iu kthye ashpër duke i kujtuar asaj faktin që ishte me origjinë greke dhe se CNN sipas tij nuk është një burim objektiv informacioni.

“Të qenit ju greke më obligon të mos shkoj më tej në këtë cështje. Po, toka është blerë nga investitorët. Po është një tokë private. Po, nuk ka një projekt, po nuk ka një leje ndërtimi”, i tha Rama duke paralajmëruar mes të tjerash edhe rrezikun sipas tij i kanoset Evropës nga dizinformimi në mediat sociale. Në videon më poshtë ndiqni debatin e plotë. 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI