Flash

Bajrat nuk i ndahen Marjana Koçekut, e kallëzojnë në SPAK

Lapsi.al 18 June 2026

Pak orë nga kërcënimi që Taulant Balla i bëri koleges së saj socialiste, Marjana Koçeku që të depozitonte kallëzim në polici për kërcënimet ndaj saj, menjëherë janë vënë në lëvizje Bajrat.

Këta të fundit kanë depozituar në SPAK një kallëzim ndaj deputetes së PS, Marjana Koçeku, ndërsa kanë listuar një sërë faktesh që sipas tyre e bëjnë ligjvënësen socialiste përgjegjëse për deklaratat e saj. 

Në kallëzim, Bajrat teksa i janë referuar statusit publik të Koçekut në rrjetet sociale, thuhet se me këtë deklaratë publike, deputetja: i drejton familjes Bajri një kërcënim të hapur për ta “shkatërruar”; dhe lë të kuptohet/pretendon publikisht se familja Bajri ka kërcënuar familjen e saj.

Pretendimi se familja Bajri e ka kërcënuar, thuhet në kallëzim, është i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë provë të paraqitur.

Anëtarë të familjes ndodhen aktualisht të privuar nga liria (në burg), dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi faktike për të kryer veprimet që u atribuohen, thuhet ndër të tjera në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Posaçme. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI