Flash

Dalin pamjet e sherrit mes Ramës dhe Agron Shehajt në Kuvend (VIDEO)

Lapsi.al 18 June 2026

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe Kryeministri Edi Rama u përplasën ashpër në Kuvend.

Shehaj i shkoi Ramës në foltore dhe i tha se do të përfundojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët, popullin më të varfër në Europë. 

Shehaj i kujtoi Ramës se shqiptarët janë ngritur kundër tij në protesta jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet që jetojnë në botë. 

Pamjet e sherrit i ka ndarë në Facebook Agron Shehaj. 

Përplasja nisi pasi Edi Rama erdhi në Kuvend i detyruar për të bërë 84 votat që i duheshin PS-së që të miratonte amnistinë penale. 

“Të doli boja keq! U pasurove në kurriz të qytetarëve! Vodhe popullin më të varfër në Europë!  Je banal dhe qesharak! 

Lëre Partinë Socialiste, fol për ça ke vjedhur! ! Pse s’del në zgjedhje? Në gjithë botën kërkojnë dorëheqjen tënde! I ke parë shqiptarët?  Ore të duan në burg! E mendoje ndonjëherë që do të të nxirrnin para drejtësisë?

S’do vesh ti? Je i paprekshëm ti? Po për çfarë ke vjedhur. Pse Belinda i ka vjedhur ato para vetëm? Ti s’e dije? Dëgjo Dëgjo! Ti s’dije gjë për Belindën? Ti nuk dije gjë për Veliajn? Ti nuk dije gjë për Beqajn? Ti nuk di asgjë! Ti s’di asgjë! Ti je viktimë! U i shkreti ti. Po të paskemi rënë në qafë! 

Do ikësh si çdo autokrat banal që ka parë ky vend! Do përfundosh në burg! Do ikësh edhe i urryer madje!" - i thotë Shehaj-Ramës. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI