Flash

Tabaku citon raportin e “Reporterëve pa Kufij”: Qeveria përdor presion ndaj gazetarëve

Lapsi.al 19 June 2026

Deputetja Jorida Tabaku në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, u ndal tek liria e medias dhe presioni qeveritar.

Gjithashtu Tabaku, renditi edhe faktorët që paraqet raporti i “Reporterëve pa Kufij”, për uljen e indeksit të lirisë së medias. Ajo gjithashtu theksoi se kryeministri ushtron presion, ndërsa nënvizon se ka kërcënime serioze nga krimi i organizuar.   

“Duhet të kemi një pavarësi editoriale, një pavarësi institucionale… Në rastin e News24 nuk ka reaguar. Qeveria ka qendërzuar të gjithë informacionin. Liria e medias nuk mbrohet nga gazetarët apo shoqëria civile, por nga institucionet. Është shumë me rëndësi që ne të luftojmë dizinformim që vjen nga qeveria, dizinformimi me protestën, me çdo lloj lajmi që sot kontrollohet nga qeveria. Në emër të opozitës kam ofruar ndryshime që lidhen me Kodin Penal. Mbrojtje ndaj gazetarëve, dhe të ketë pavarësi qoftë në emërime në rregullator tek AMA dhe te Radiotelevizioni shqiptar. Sulmi ndaj medias nuk e ndihmon qeverinë ta mbulojë abuzimin apo korrupsionin. Sot ky sistem po kthehet në autoritar dhe për këtë arsye është e nevojshme transparenca dhe mbrojtja e gazetarëve”, tha ajo.

Të këshilluara

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI