Flash

Gjenden granata dhe dy armë automatike në Pyllin e Sodës, policia rrethon zonën

Lapsi.al 19 June 2026

Disa granata të ndryshkura dhe dy armë të mbuluara me rrobë janë konstatuar në anën e rrugës së plazhit të vjetër. Në zonën që shkon në drejtim të Zvërnecit te kanali i hidrovorit, një qytetare ka parë armët dhe granatat anës rrugës. Ato janë në një prej akseve rrugore më të frekuentuara në qytet dhe kanë dalë në pjesën anësore të rrugës. Qytetarja e cila ka zbuluar armët tregon se ka qënë duke kaluar kur ka shkelur njërën prej tyre. Shehaj thotë se i ka gjetur në pjesën anësore të rrugës. Menjëherë pas zbulimit, policia ka ngritur një perimetër e sigurie dhe ka marrë masa për izolimin e zonës. 

Nga verifikimet e para rezulton se armët dhe granatat kanë qenë të mbështjella dhe nuk paraqesin rrezik të menjëhershëm. Në vendngjarje priten specialistët përkatës, të cilët do të bëjnë largimin dhe asgjësimin e tyre, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Të këshilluara

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI