Flash

Vrasja e Eglant Koçit, në pjesën e pasme të kokës kishte plagë më armë zjarri

Lapsi.al 19 June 2026

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vdekjen e Eglant Koçit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në fshatin Cerrujë pas dy javësh kërkime.

Policia e Tiranës ka dërguar në morg trupin e pajetë të Eglant Koçit që u gjet mesditën e djeshme pranë liqeneve të Funarit.

Hetuesit e kanë verifikuar se i përket 34 vjeçarit nisur nga rrobat dhe atletet. Nga këqyrja paraprake konstatohet edhe një plagë në kokë e dyshuar që është shkaktuar nga një plumb i cili i ka marrë jetën.

Por pavarësisht kësaj hetuesit për të dalë në konkluziome përfundimtare kanë marrë profile ADN-je tek nëna dhe vëllai i Eglant Koçit për të bërë krahasime.

Forcat e policisë ka arritur ta gjejnë trupin nëpërmjet disa droneve dhe është dashur ecja për disa ore më qëllim për të shkuar tek trupi i pa jetë që ka përfunduar në një greminë.

Koçi rezultonte i zhdukur prej 4 qershorit, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj ndërsa u arrestua kameriari i lokalit të tij Enea Zyferi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI