Flash

Kërkesat e protestuesve, PD thërret Ramën në interpelancë

Lapsi.al 19 June 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin Edi Rama në seancën plenare më të afërt të Kuvendit, për të dhënë sqarime lidhur me protestat masive që po zhvillohen prej disa javësh në vend.

Sipas njoftimit për shtyp të Partisë Demokratike, qytetarë të paangazhuar politikisht kanë organizuar protesta paqësore që nga data 31 maj 2026, fillimisht të shkaktuara nga mungesa e transparencës rreth një projekti zhvillimor në një zonë të mbrojtur natyrore.

Protestat janë zgjeruar duke mbledhur mbështetje të gjerë nga qytetarët, të cilët shprehin shqetësime të thella mbi keqqeverisjen, abuzimin me pushtetin, korrupsionin, mungesën e transparencës në projekte publike dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Qytetarët kanë paraqitur pesë kërkesa konkrete, të cilat kërkojnë adresim të menjëhershëm:

Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike;

Shfuqizimin e kuadrit ligjor për “Paketën e Maleve”;

Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Sipas grupit parlamentar të Partisë Demokratike, protestat kanë gjetur jehonë edhe në institucionet europiane ku më datë 17 qershor 2026, Parlamenti Europian miratoi Rezolutën “Mbi raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025”.

Në këtë rezolutë, PE shpreh keqardhje të thellë për zgjatjen e Ligjit për Investimet Strategjike të vitit 2015, i cili lejon procedura të përshpejtuara dhe ulje të kontrollit mjedisor, duke rrezikuar zonat e mbrojtura.

“Ndër të tjera, në këtë Rezolutë, parashikohet se Parlamenti Europian:

Shpreh keqardhje të thellë për faktin se Ligji i Shqipërisë për Investimet Strategjike i vitit 2015 është zgjatur, duke pasur parasysh se dispozitat e tij mundësojnë procedura të përshpejtuara të dhënies së lejeve dhe reduktim të kontrollit mjedisor, gjë që rrezikon të ketë ndikime negative mbi zonat e mbrojtura dhe zona të tjera me ndjeshmëri të lartë mjedisore. Kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore”, theksohet në njoftimin e PD-së.

Për këtë arsye, PD shkruan më tej se kryeministri Edi Rama duhet të japë shpjegime konkrete.

“Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet sa më lart, në kushtet kur kërkesat e qytetarëve shqiptarë që protestojnë janë gjetur të drejta edhe nga vetë Parlamenti Europian, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama, në seancën plenarë më të parë, për të informuar Kuvendit mbi masat që ka marrë Këshilli i Ministrave për adresimin e shqetësimeve të evidentuara në Rezolutën e Parlamentit Europian për 3 pikat më sipër, që rezultojnë të jenë gjithashtu kërkesa të qytetarëve që prej rreth 3 javë protesojnë në mënyrë paqësore”, theksohet më tej në njoftimin e PD-së.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI