Flash

Rama jep garanci për aeroportin e Vlorës: Do të hapet me patjetër!

Lapsi.al 19 June 2026

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të fluturimit direkt Tiranë-Toronto.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi ecurinë e turizmit dhe rritjes së numrit të pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës gjatë viteve të qeverisjes socialiste.

Më tej, kryeministi u shpreh se qeveria e tij nuk synon vetëm turizmin masvi, por kërkon të shkojë përtej te turizmi elitar dhe i konsumatorëve të pasur.

Rama foli edhe për problemet në Aeroportin e Vlorës, ku tha se aty kanë konflikt të brendshëm kompania, ndërsa vlerësoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për hapat e ndërmarrë. Rama siguroi se ky aeroport do të hapet dhe do funksionojë. Më tej Rama përmendi aeroportin e Gjirokastrës, për të cilin tha se gara do të hapet shumë shpejt.

"Ka një projeksion, numrit të pasagjerëve që potencialisht do hyjnë në Shqipëri një dekadë më tutje dhe numrit të fluturimeve që duhet ti përgjigjen ky numër pasagjerësh. Duhet të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. MIE ka ndërmarrë hapat e duhur dhe objektivi mbetet i palëvizshëm që aeroporti i Vlorës një tjetër aeroport i madh do hapet me patjetër dhe nuk do jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda përbrenda kompanisë. Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për të çelur garën e aeroportit të Gjirokastër, aeroport turistik dhe sezonal. Padyshim që nuk kemi asnjë arsye të heqim dorë për aeroportin e Kukësit. E fundit fare, që ne e kemi nisur këtë detyrë me vetëm 6.5% të popullsisë që kishte akses në aviacion. 6.5% udhëtonin me avion kur ne nisëm detyrën. Ndërkohë që sot shifra ka shkuar në afro 40% që përdorin avionin", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI