Flash

Detajet nga mbledhja e grupit të PS, Rama replika me Braçen, nuk lejon të flitet për Koçekun

Lapsi.al 20 June 2026

Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus kanë qenë situata politike dhe protestat për investimin në Zvërnec e Sazan.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më aktivë në rrjetet sociale dhe të komunikojnë më shumë punët e qeverisë. Sipas tij, arritjet dhe investimet nuk po marrin vëmendjen e merituar në platformat online. “Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Gjatë takimit nuk munguan as replikat me deputetin Erion Braçe. Kryeministri e kritikoi për postimet e vazhdueshme mbi problematikën e mbeturinave, duke i kujtuar se publikon vetëm koshat e mbushur me mbeturina dhe jo ata të pastruar. Braçe iu përgjigj se vijon t’i publikojë këto raste pasi problematika ende nuk ka marrë zgjidhje.

Mësohet gjithashtu se Rama ka dhënë udhëzime për mënyrën se si deputetët duhet të trajtojnë situatën aktuale politike, ndërsa ka ndërprerë diskutimin për aktivisten Marjana Koçeku, pasi kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tentoi ta përfshinte çështjen në debat.

Të këshilluara

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI