Flash

Meloni i kundërpërgjigjet Trump: Sulme pa kuptim ndaj meje, popullariteti im nuk është shqetësimi yt

Lapsi.al 20 June 2026

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i është kundërpërgjigjur sulmit të presidentit Trump, i cili e akuzoi lideren italiane se po kërkon të përmirësojë pozitat e saj politike përmes afrimit me të, ndërsa kritikoi vendimin e Romës për të mos lejuar përdorimin e disa bazave ushtarake italiane gjatë tensioneve me Iranin.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump pretendoi se Meloni kishte kërkuar vazhdimisht të fotografohej me të gjatë samitit të G7 dhe se tani po përpiqej të rikthente marrëdhëniet me Uashingtonin për të rritur mbështetjen politike në Itali. Ai kritikoi gjithashtu refuzimin e Italisë për përdorimin e bazës së Sigonellës gjatë operacioneve amerikane.

Reagimi i kryeministres italiane ishte i menjëhershëm. Meloni i cilësoi deklaratat e Trump si “një spektakël të pakëndshëm” dhe mohoi kategorikisht pretendimet se kishte kërkuar favore politike apo mediatike nga presidenti amerikan. Ajo theksoi se vendimi për Sigonellën ishte në përputhje me rregullat dhe marrëveshjet ekzistuese.

“President Trump,” shkroi kryeministrja në një postim në gjuhën angleze, “këto sulme të vazhdueshme dhe të pamotivuara janë të pakuptimta. Sa i përket popullaritetit tim, të qenit mikja juaj sigurisht që nuk ka ndihmuar dhe nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien time me ju. Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesat kombëtare të Italisë dhe kjo është ajo që kam bërë gjithmonë, përfshirë përdorimin e bazave ushtarake amerikane në Itali, e cila rregullohet nga marrëveshje që ne gjithmonë i kemi respektuar dhe nuk mund të shkelen, jo për sa kohë që ju jeni kryeministër. Italia mbetet një komb sovran. Sidoqoftë, popullariteti im nuk është puna juaj. Dhe ju sugjeroj të përqendroheni në tuajat. Nuk do të kthehem në këtë temë, sepse ende besoj në unitetin e Perëndimit dhe nuk mendoj se ky është një spektakël i denjë për detyrën tonë".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI