Flash

U largua nga grupi parlamentar i PS, deputetja Koçeku i bashkohet protestës

Lapsi.al 20 June 2026

Pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku iu bashkua protestës së zhvilluar në Tiranë. Prania e saj në tubim vjen pak ditë pasi ajo njoftoi publikisht shkëputjen nga shumica qeverisëse, duke e lënë PS me 82 deputet.

Më 14 qershor, përmes rrjeteve sociale, Koçeku bëri të ditur vendimin për t’u shpallur deputete e pavarur. Një ditë më vonë, ajo publikoi simbolin e flamingos, i cili është përdorur gjerësisht nga protestuesit në tubimet e fundit.

Deputetja ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të kërcënimeve që ka deklaruar se ka marrë së fundmi. Koçeku ka denoncuar publikisht presione dhe kërcënime me jetë, të cilat sipas saj lidhen me anëtarë të fisit Bajri, pas qëndrimeve dhe denoncimeve të saj publike. Pjesëmarrja e saj në protestë shihet si një tjetër sinjal i distancimit nga mazhoranca, në një kohë kur lëvizja qytetare po vijon tubimet e saj në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI