Flash

Dea Michelle vë keq në lojë Bajram Begajn

Influencieria çuditet se përse pa folur asnjë fjalë për çka ndodh në vendin e tij, Bajrom Begaj u arratis në Kirgistan

Lapsi.al 23 June 2026

Një nga influenceret me aktive në këtë gati një muaj protestë që kërkon dorëheqjen e kryeministrit, Dea Michelle është treguar e pamëshirshme me presidentin Begaj. Asaj si shumëkujt i ka bërë përshtypje 'jeta në një planet tjetër" e kreut të shtetit i cili sillet sikur nuk e kupton se çfarë po ngjet në vendin që i ka rënë bara të luajë rolin e simbolit të unitetit kombëtar. 

Në një video plot ironi në faqen e saj Dea e përshkruan kështu ish gjereralin.

"Me pelqen ta imagjinoj te buzeqeshur, duke pire kafen e tij te mengjesit, me sheqer, pavaresisht se tha qe eshte vet sheqer. Ka qene thjesht ceshtje batute. Ne te vertete, i pelqejne gjerat e embla. Data eshte 17 Qershor, ai nuk ka degjuar per cfare ndodh jashte. Tv e le gjithmone te bbf music per pak muzike moderne shqiptare dhe aparati celular eshte nje nokia me butona. Luan snake".

Por ajo që i ka bërë më shumë çudi blogeres është destinacioni që Barom Begaj ka zgjedhur për tu arratisur nga vendi: Kirgistani.

"Dhe presidenti shkon ne vendin me te humbur ne token me te huaj ku loz e qesh i lumtur" ironizon ajo.

 

Gjatë këtyre 20 ditëve protestë ajo ka prodhuar shumë video therëse kundër kryeministrit Rama, por kjo për presidentin sheqer ka kapur majat.

Poll

 

LAPSI.AL

 

 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI