Flash

Pas muajsh distancë, David Beckham bën një hap drejt Brooklyn-it

Lapsi.al 21 June 2026

David Beckham duket se ka bërë një hap drejt pajtimit me djalin e tij të madh, Brooklyn Beckham, duke i dërguar një mesazh publik plot dashuri në Ditën e Babait, pavarësisht raportimeve për marrëdhëniet e tensionuara mes tyre.

Ish-futbollisti 51-vjeçar publikoi në Instagram një seri fotografish familjare, ku përfshiu edhe Brooklyn-in, me të cilin thuhet se nuk ka folur prej më shumë se një viti.

Mes fotove ishte një imazh i vjetër i Davidit me Brooklyn-in kur ky i fundit ishte fëmijë, si dhe një fotografi ku shfaqet me të katër fëmijët e tij.

“Të qenit baba është roli më i rëndësishëm që kam. Ju dua të gjithëve dhe falënderoj Victoria-n që më ka dhënë familjen tonë të bukur. Gëzuar Ditën e Babait për të gjithë baballarët kudo në botë”, shkroi Beckham.

Edhe Victoria Beckham përfshiu Brooklyn-in në urimin e saj për bashkëshortin, duke publikuar një foto familjare nga kohët më të lumtura me Davidin dhe fëmijët e tyre: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

Megjithatë, ndryshe nga vëllezërit e tij, Romeo Beckham dhe Cruz Beckham, të cilët publikuan mesazhe për babanë e tyre në rrjetet sociale, Brooklyn nuk reagoi publikisht.

Postimi i Davidit erdhi vetëm pak ditë pasi Brooklyn u përfshi në polemika për një reklamë të re të kompanisë së shpërndarjes së ushqimit DoorDash. Në videon promovuese, ai bën një koment që shumë e interpretuan si një referencë ndaj konfliktit të raportuar me familjen Beckham.

Sipas mediave britanike, disa persona pranë familjes janë shprehur të zhgënjyer nga reklama, duke pretenduar se ajo tallet me situatën familjare që ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave prej muajsh.

Megjithëse asnjëra palë nuk ka komentuar publikisht mbi raportet për përçarje familjare, postimi i fundit i David Beckham është parë nga shumë fansa si një shenjë se ai dëshiron të lërë derën hapur për një pajtim me djalin e tij të madh.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI