Flash

Angelina Jolie flet për rikthimin në ekran

Lapsi.al 19 June 2026

Angelina Jolie, ka folur hapur për rikthimin e saj në ekran, duke treguar se për një periudhë kishte menduar të tërhiqej nga aktrimi.

Në një intervistë për “Variety”, Jolie tha se kishte filluar të largohej nga aktrimi përpara ndarjes nga ish-bashkëshorti Brad Pitt në vitin 2016, duke u fokusuar më shumë te regjia dhe puna humanitare.

Ajo shpjegoi se me kalimin e kohës e kuptoi se angazhimet e tjera e mbanin larg fëmijëve të saj, ndaj vendosi të rikthehej në projekte të përzgjedhura në aktrim.

“Papritur, mënyra e vetme për të qenë më shumë në shtëpi ishte të kthehesha në aktrim,” u shpreh aktorja, duke shtuar se tani zgjedh vetëm projekte që i lejojnë fleksibilitet.

Jolie theksoi gjithashtu se periudha e divorcit pati një ndikim të madh emocional në jetën e saj, por mbështetja e fëmijëve e ka ndihmuar të rikthejë forcën dhe motivimin.

“E humba për një kohë atë forcë luftarake, por tani po rikthehet, kryesisht falë fëmijëve të mi,” tha ajo.

Aktorja shtoi se fëmijët e saj tashmë janë më të rritur dhe e inkurajojnë të udhëtojë dhe të punojë, duke e mbështetur në rikthimin e saj profesional.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI