Flash

Katy Perry thumbon Orlando Bloom gjatë koncertit në Spanjë

Lapsi.al 19 June 2026

Katy Perry duket se ka bërë një thumbim publik ndaj ish-të fejuarit të saj, Orlando Bloom, gjatë një koncerti në Spanjë.

Këngëtarja e hitit “Firework” ishte në skenën e festivalit O Son do Camiño në Santiago de Compostela, kur gjatë interpretimit të këngës së saj “Never Really Over” u shfaq një skenografi e veçantë me një telefon gjigant.

Në ekran u shfaqën disa telefonata të rreme nga ish-partnerët e saj. Mes emrave që tërhoqën vëmendjen ishin DJ Diplo, inicialet “JM”, që besohet se i referohen John Mayer, “RB” për Russell Brand dhe “OB”, që fansat e interpretuan si një referencë të qartë për Orlando Bloom.

Në performancë, Perry i injoroi të gjitha këto telefonata dhe vendosi t’i përgjigjej vetëm një telefonate nga “JPJT”, iniciale që sipas mediave i përkasin partnerit të saj aktual, Justin Pierre James Trudeau.

 

Perry dhe Bloom nisën lidhjen e tyre në vitin 2016, ndërsa u fejuan në vitin 2019. Çifti kanë një vajzë, Daisy Dove, e lindur në vitin 2020.

Megjithatë, në vitin 2025 u raportua se ata i dhanë fund marrëdhënies pas gati një dekade së bashku, duke vazhduar të bashkëprindërojnë vajzën e tyre.

Pas ndarjes nga Bloom, Perry është përfolur për një romancë me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Dyshja ndezën thashethemet për lidhje në vitin 2025 dhe së fundmi bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare si çift në tapetin e kuq të Festivalit Tribeca.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI