Flash

Shakira në një romancë dashurie me Manuel Garcia-Rulfo?

Lapsi.al 18 June 2026

Shakira është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për muzikën, por për jetën e saj private.

Këngëtarja kolumbiane ka nxitur spekulime për një lidhje të re romantike pasi u pa në shoqërinë e aktorit meksikan Manuel Garcia-Rulfo në Los Angeles.

Sipas fotografive të publikuara nga Page Six, artistja e hitit “Whenever, Wherever” dhe aktori i serialit “The Lincoln Lawyer” u panë duke dalë së bashku nga hoteli Sunset Tower në West Hollywood. Të dy prisnin makinën e tyre, ndërsa dukeshin të relaksuar, duke buzëqeshur dhe biseduar me njëri-tjetrin.

Kur automjeti mbërriti, Garcia-Rulfo u tregua i kujdesshëm duke i hapur derën Shakirës, e cila u ul në sediljen e pasagjerit, ndërsa aktori mori vendin e shoferit dhe u larguan së bashku.

Fotografitë nuk vonuan të shkaktonin reagime në rrjetet sociale, ku shumë fansa shprehën entuziazmin për mundësinë e një romance mes tyre.

“Shakira meriton më të mirën”, shkroi një komentues, ndërsa të tjerë vlerësuan se dyshja “duken shumë mirë bashkë”.

As Shakira dhe as Manuel Garcia-Rulfo nuk kanë komentuar deri më tani mbi raportimet për një lidhje të mundshme.

Kujtojmë se Shakira u nda nga ish-partneri i saj, futbollisti Gerard Piqué, në vitin 2022 pas më shumë se një dekade së bashku. Që nga ajo kohë, emri i saj është lidhur me disa figura të njohura, përfshirë basketbollistin Jimmy Butler, pilotin e Formula 1 Lewis Hamilton dhe aktorin Lucien Laviscount.

Ndërkohë, Garcia-Rulfo raportohet se i dha fund lidhjes së tij me Audrey McGraw, vajzën e këngëtarëve të njohur Tim McGraw dhe Faith Hill, në fillim të vitit 2026.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI